Reklamonin pistoletat në rrjete sociale, dy trafikantët e arrestuar do t’i shisnin armët në zonën e Freskut
Policia e Tiranës, pas dy muajsh hetime, ka arrestuar dy të rinj që dyshohet se ishin pjesë e një grupi që trafikonte armë. Në pranga ranë Donati Jaku, 31 vjeç, banues në Shkodër, dhe Florian Gjeta, 22 vjeç, banues në Domje. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se Donati Jaku dhe Florian Gjeta u arrestuan nga efektivët e Komisariatit nr. 4, pasi u kapën me 6 pistoleta, të cilat dyshohet se do t’i shisnin në zonën e Freskut, tek një grup kriminal me bazë në këtë zonë. Florian Gjeta Donati Jaku Sipas hetimeve, dy të rinjtë kishin dalë fillimisht në disa përgjime të kryera më herët, ndërsa hetimi ka zbardhur më pas të gjithë dinamikën e trafikut të armëve. Florian Gjeta, nga Domja, dyshohet...
Burimi:
vizionplus.tv