Ra nga shkallët e banesës, ndërron jetë 74 vjeçari në Durrës
Një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi u rrëzua nga shkallët e banesës së tij në Durrës. Policia njofton se i moshuari ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë, nga spitali i Durrësit në spitalin e Traumës në kryeqytet. “Më datë 09.02.2026, ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë, nga spitali i Durrësit në spitalin e Traumës, shtetasi H. D., 74 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar pasi është rrëzuar nga shkallët e banesës”, njofton policia.
Burimi:
javanews.al