Ra nga muri gjatë një tentative grabitjeje, humb jetën 46-vjeçari shqiptar në Itali
Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në Itali ditën e sotme. Mediat italiane raportojnë se një 46-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë një tentative vjedhjeje në një vilë private në zonën e Arezzo. Sipas mediave shqiptari kishte hyrë në banesë së bashku me dy bashkëpunëtorë. Pronarët e shtëpisë i kanë zbuluar dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, duke shkaktuar panik tek hajdutët, të cilët u larguan me vrap. Gjatë arratisjes, 46-vjeçari është rrëzuar nga një ballkon me lartësi rreth dy metra dhe ka pësuar një dëmtim të rëndë në këmbë. Raportohet se për shkak të gjakderdhjes ai ka humbur jetën. Ai arriti të vraponte rreth 20 metra përpara se të rrëzohej në tokë, ku ndërroi jetë. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen...
Burimi:
vizionplus.tv