Qëlloi me thikë vajzën dhe plagosi dy persona të tjerë, arrestohet autori në Durrës
Policia e Durrësit ka arritur të arrestojë pas disa orësh 57-vjeçarin Mikel Ndoji, i cili paradite plagosi me thikë vajzën e tij Xhesika Ndoji, 24 vjeç, paraditen e të hënës në Durrës. Përveç të bijës ai plagosi edhe dy persona të tjerë që tentuan t’i vijnë në ndihmë vajzës. Dy të plagosurit e tjerë, sipas dëshmitarëve në vendngjarje, janë punonjës të një agjensie imobiliare që kanë tentuar të ndërhynë, kur kanë parë që babai po godiste me thikë vajzën. Sipas policisë, të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, edhe pse kanë marrë disa goditje me thikë. Nga të dhënat paraprake të grupit të posaçëm të policisë që u ngrit për këtë ngjarje, dyshohet se shkak i...
Burimi:
opinion.al