Qëlloi me kallash brenda bankës, momenti kur policia arreston 58-vjeçarin me paratë në duar (VIDEO)

Qëlloi me kallash brenda bankës, momenti kur policia arreston 58-vjeçarin me paratë në duar (VIDEO)

Ky është momenti kur policia e Tiranës arreston në flagrancë 58-vjeçarin Bardhyl Fusha, i cili sapo kishte dalë nga banka me paratë që kishte arritur të merrte. Ai është dorëzuar sapo policia i ka bërë thirrje, duke hedhur armën e zjarrit dhe çantën me para, shkruan TCH. Bardhyl Fusha ka qëlluar një herë me armë, pasi në vendngjarje është gjetur një gëzhojë. Ai është neutralizuar menjëherë nga efektivët e komisariatit numër 2.