Qëllohet me thikë një person në Tiranë

Qëllohet me thikë një person në Tiranë

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në kryeqytet, si pasojë e një konflikti me dy persona të tjerë. Për ngjarjen është arrestuar një 33-vjeçar, ndërsa është shpallur në kërkim një 29-vjeçar. “U arrestua shtetasi R. B., 33 vjeç si dhe u shpall në kërkim shtetasin F. H., 29 vjeç, pasi  rrugën “Ali Bora” shtetasi F. H, gjatë një konflikti ka goditur dyshohet me një mjet prerës shtetasin K. K, i cili po merr ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Pas konfliktit shtetasi F. H,  është larguar nga vendngjarja duke u ndihmuar nga shtetasi R. B, i cili e ka larguar me automjetin e tij”, tha policia.