Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat
Policia e Matit ka vënë në pranga një 46-vjeçar nga fshati Drita i Burrelit, pasi u kap teksa qarkullonte me automjet i dehur dhe i armatosur me pushkë. Ai u ndalua në aksin rrugor “Burrel–Komsi për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Njoftimi i Policisë Mat Finalizohet operacioni policor i koduar “Aksi”, për goditjen e armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me automjet në gjendje të dehur dhe i armatosur me armë zjarri pushkë, kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pushkë dhe automjeti me të cilin udhëtonte. Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve me qëllim kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë të armatosur apo...
Burimi:
javanews.al