Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se punimet në zonën “Arrat e Gurrës” vazhdojnë edhe gjatë natës për pastrimin e rrugës së rrëshqitur dhe për sigurimin e qarkullimit të sigurt. Kanë përfunduar punimet për devijimin e lumit, ndërsa së shpejti do të nisë rikonstruksioni i rrugës alternative pas rishikimit të projektit. Njoftimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar “Në vijim të ndërhyrjeve në zonën “Arrat e Gurrës”, vazhdon puna edhe natën për pastrimin e sipërfaqes së trupit të rrugës së rrëshqitur për marrjen e kampionëve gjeologjike. Kanë përfunduar punimet per devijimin e lumit. Priten të fillojnë punimet për trupin e rrugës alternative pas përfundimit të rishikimit të projektit në këtë zonë. Punimet po kryhen me mjete dhe personel të shtuar, duke respektuar të gjitha standardet teknike dhe të sigurisë...