Publikohet fotoja e aksidentit tragjik/ I mituri u godit nga makina e dytë pasi doli për të marrë paratë e rëna në tokë
Dinamika e aksidentit tragjik, i cili ndodhi të martën në zonën e Treshit në Tiranë është zbardhur. Si pasojë e kësaj ngjarje ka humbur jetën një i mitur 7-vjeçar. Përplasja ka ndodhur sapo është ndezur semafori jeshil për makinat. Fillimisht Tomorr Shukulli i ka dhënë disa monedha 7-vjeçarit, të cilat i kanë rënë në tokë. I mituri për të mbledhur paratë e rëna në tokë, ka dalë para makinës. Në atë moment është ndezur drita jeshile e semaforit dhe makina është nisur. Fëmija ka përfunduar poshtë gomave, por goditjen fatale ia ka dhënë makina e dytë mbrapa. Tomorr Shukulli ka ndaluar makinën menjëherë pasi ka dëgjuar njerëzit në rrugë duke bërtitur, ndërsa 42-vjeçarja Valentina Koltraku, ka vijuar rrugën dhe është larguar. Shukulli e ka dërguar fëmijën te...
Burimi:
ntv.al