Publikohen pamjet nga magazina e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja si funksiononte laboratori i sofistikuar i drogës me 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin
Një operacion i gjerë i Policisë së Shtetit, i koduar “Kurtaj”, ka goditur një rrjet të mirëorganizuar të kultivimit të lëndëve narkotike në ambiente të mbyllura, duke nxjerrë zbuluar përfshirjen direkte të dy zyrtarëve të lartë shtetërorë. Bilal Hasa, i cili deri në momentin e operacionit mbante detyrën e Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, si dhe përgjegjësi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për zonën e Peqinit, janë shpallur zyrtarisht në kërkim policor. Detajet e operacionit: Laboratori në bodrumin e magazinës Aksioni masiv u zhvillua nga Drejtoria për Krimet në Volum në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në një koordinim të ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Komisariatin e Peqinit, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit. Bazuar në informacionet...
Burimi:
javanews.al