“Pse më zure rrugën?”/ 13 vjeçari plagosi me thikë të miturin, zbardhen detaje nga sherri

“Pse më zure rrugën?”/ 13 vjeçari plagosi me thikë të miturin, zbardhen detaje nga sherri

Detaje të reja nga sherri mes dy të miturve në Sarandë, ku si pasojë mbeti i plagosur me thikë një 15-vjeçar. Ngjarja ndodhi në oborrin e një shkolle jopublike, ku një 13-vjeçar, me inicialet E.G., ka debatuar me 15-vjeçarin për shkak të një rruge të zënë. Debati mes dy të miturve ka degraduar në përleshje fizike, pas së cilës 13-vjeçari ka nxjerrë një thikë nga çanta e shkollës dhe ka goditur 15-vjeçarin. Autori i dyshuar është larguar menjëherë nga ambientet e shkollës, ndërsa 15-vjeçari ka marrë një plagë në qafë. I plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin e Sarandës, ku mjekët bëjnë të ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas njoftimit, policia ka shkuar në ambientet e shkollës, ndërsa 13-vjeçari vijon të jetë në...