“Pse më ngacmon të fejuarën”, si nisi sherri ku u plagos 34-vjeçari
Detaje të reja janë mësuar nga plagosja me armë zjarri që ndodhi pasditen e sotme në Tiranë, në Rrugën e Kavajës. 34-vjeçari ka qenë në një restorant në rrugën e Kavajës, duke drekuar me të fejuarën në tavolinë. Më pas ata të dy kanë debatuar me fjalë, teksa më pas personi tjetër ka nxjerë armën duke e plagosur në bark me një plumb Akil Koxhaxhiku-n. E fejuara më pas e ka marrë me makinë dhe e ka dërguar në një spital privat dhe nuk ka rrëzik për jetën.
Burimi:
ntv.al