Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Pak pas orës 18:00 nisi protesta e banorëve të Durrësit para bashkisë, pas situatës së vështirë që është krijuar në qytetin bregdetar nga përmbytjet. Policia shoqëroi një person që po hidhte fishekzjarre në drejtim të këtij institucioni. “E drejta e dëmshpërblimit u takon të gjithëve, mos veproni në kurriz të njëri-tjetrit”, tha një protestuese. Protestuesit tentuan disa herë të hynin brenda bashkisë, por u ndalën nga forcat e policisë. Më pas, ata marshuan drejt Drejtorisë Vendore të Policisë si shprehje indinjate ndaj personit të shoqëruar në komisaritat për hedhje kapsollash.