Protestë e dyfishtë në parlament, Berisha: Rama do të shpëtojë Ballukun nga arrestimi për të mbrojtur veten

Protestë e dyfishtë në parlament, Berisha: Rama do të shpëtojë Ballukun nga arrestimi për të mbrojtur veten

Të enjten, Partia Demokratike e Shqipërisë do të protestojë brenda dhe jashtë parlamentit, duke kërkuar heqjen e imunitetit të ish-numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku. Deputetët demokratë brenda sallës së Kuvendit do të mbështesin Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe do të votojnë pro kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për të arrestuar ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ndërsa jashtë ambienteve të Kuvendit mbështetësit e opozitës do të protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryetari i PD-së, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se do të përdorë mandatet e deputetëve për të asgjësuar sistemin e drejtësisë në vend. “Mblidhemi në një kohë kur, për të mbrojtur lëkurën e tij, për të mbrojtur krimet që ka kryer, ai...