Protesta para Kryeministrisë, ministrja e Brendshme nxjerr videot e policëve të plagosur: Dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet

Protesta para Kryeministrisë, ministrja e Brendshme nxjerr videot e policëve të plagosur: Dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e dytë kombëtare për vitin 2026 përpara Kryeministrisë, ku nuk munguan tensionet. Disa policë ngelën të plagosur dhe të djegur nga hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve në drejtim të godinës. Në një postim në rrjetet sociale, ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka shpërndarë videot e efektivëve që ngelën të plagosur, duke u dënuar dhunën e përdorur në protestë. “E drejta për të protestuar, për të disatën herë, u dhunua nga një grup që zgjodhi forcën në vend të fjalës, duke sulmuar, dhunuar e lënduar punonjësit e Policisë së Shtetit. Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet dhe asnjë lloj agjende nuk e justifikon përdorimin e saj. Mirënjohje për çdo punonjës policie që tregoi profesionalizëm dhe maturi përballë çdo provokimi....