Protesta e opozitës të shtunën, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Qëndroni vigjilentë!
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë lidhur me protestën e planifikuar të Partisë Demokratike, e cila do të mbahet të shtunën, më 28 shkurt 2026, në orën 18:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, mes Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza. Protestuesit pritet të mblidhen fillimisht pranë godinës së Kryeministrisë, por demonstrata mund të përhapet në rrugët përreth. Policia e Shtetit ka paralajmëruar se disa kryqëzime mund të bllokohen dhe janë të pritshme prani e shtuar policore, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të trafikut gjatë orëve të protestës. Ambasada amerikane ka këshilluar qytetarët amerikanë dhe personelin e saj të shmangin zonën e demonstratës dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore. Ndërkohë, qytetarët këshillohen të qëndrojnë vigjilentë, të jenë të kujdesshëm me ambientin...
Burimi:
javanews.al