Protesta e dhunshme e Berishës në 10 shkurt, lihen në detyrim paraqitje 7 të miturit e arrestuar
Gjykata ka caktuar masat e sigurisë për protestuesit e mitur që u ndaluan nga autoritetet në lidhje me protestën e dhunshme të Sali Berishës në 10 shkurt. Raportohet për 7 të miturit është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes, një herë në muaj. Protesta e 10 shkurti u karakterizua nga tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit, që patën përplasje me hedhje të molotovëve nga ana e tubuesve dhe me ujë me presion e gaz lotsjellës nga policia.
Burimi:
javanews.al