Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq tre persona/ Akuzohen se rrëmbyen Leonard Theodhorin dhe Fatmir Sulovarin në 2023-in

Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq tre persona/ Akuzohen se rrëmbyen Leonard Theodhorin dhe Fatmir Sulovarin në 2023-in

Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq tre persona për tre vepra penale në lidhje me rrëmbimin e shtetasve Leonard Theodhorin dhe Fatmir Sulovarin në 2023-in.  NJOFTIMI I PROKURORISE Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit A.M., S.B., dhe S.L. për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Trafikimi i mjeteve motorrike” parashikuar nga nenet 109/3, 305/b dhe 141/a/2 të Kodit Penal.  Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.169/2023 dhe 369/2025 (ndarë nga procedimi penal nr.169/2023) në lidhje me ngjarjes e rrëmbimit të shtetasve L.Th. dhe F. S., dërgohet për gjykim çështja penale në ngarkim të të pandehurve si më poshtë:  1.A. M, i dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja...