Proda viziton në spital policët e plagosur gjatë protestës: Shenjë e një barbarie ekstreme! Hetime për përfshirjen e të miturve në dhunë
Molotovë, fishekzjarrë, gaz lotsjellës, përplasje, kaos e tension ishte panorama e protestës së mbrëmshme të zhvilluar nga opozita para Kryeministrisë dhe Kuvendit, ku 16 efektivë policie u plagosën dhe u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, gjatë vizitës në Repartin e Djegieve, për të parë nga afër, së bashku me Ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, punonjësit e Policisë të dëmtuar gjatë protestës, iu ka uruar atyre shërim sa më të shpejtë. Gjatë një prononcimi për median, ai ka falënderuar punonjësit e Policisë për profesionalizmin, sakrificën, durimin dhe maturinë e treguar përballë një barbarie të tejskajshme me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta, ku për pasojë u lënduan 16...
Burimi:
javanews.al