Procedohet penalisht mësuesi në Finiq për keqtrajtimin e një nxënësi gjatë mësimit

Procedohet penalisht mësuesi në Finiq për keqtrajtimin e një nxënësi gjatë mësimit

Procedohet penalisht mësuesi në Finiq, dyshohet për keqtrajtimin e një nxënësi gjatë orës së mësimit   Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin G. N., 58 vjeç, banues në fshatin Velahov dhe mësues në një shkollë 9-vjeçare në Finiq, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një nxënës gjatë orës së mësimit.     Ngjarja është denoncuar edhe në media, ndërsa një video e publikuar pretendohet se tregon momentin e përplasjes brenda ambienteve të shkollës. Sipas pretendimeve të disa nxënësve, situata ka ndodhur gjatë zhvillimit të mësimit, pasi një nxënës i kishte pëshpëritur diçka një shoku të tij, ndërsa reagimi i mësuesit ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër.   Pamjet e publikuara kanë shkaktuar reagime...