Probleme me sistemin e aspirimit, përfshihet nga flakët apartamenti në një pallat në Elbasan

Probleme me sistemin e aspirimit, përfshihet nga flakët apartamenti në një pallat në Elbasan

Një vatër zjarri është shfaqur në një apartament në një pallat te vjetër në lagjen 5 Maji në Elbasan duke shkaktuar panik tek banorët. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete të shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë ndërhyrë me shpejtësi për neutralizimin e flakëve. Falë reagimit të menjëhershëm, situata është vënë nën kontroll brenda pak minutash. Nga verifikimet paraprake rezulton se shkak i incidentit ka qenë një problem në sistemin e aspirimit në apartament. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar dhe familjarët kanë qenë jashtë rrezikut. Autoritetet po vijojnë verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar me pajisjet shtëpiake për të shmangur raste të ngjashme.