Pretenca/ 45 vite burgim për grupin e Pogradecit, që tregtonte drogë në disa zona të qytetit

Pretenca/ 45 vite burgim për grupin e Pogradecit, që tregtonte drogë në disa zona të qytetit

Nga Elton Qyno - Syri.net/ Plot 45 vite burgim, ka kërkuar në gjykatë prokuroria e Korçës për grupin e Pogradecit që tregtonin heroinë dhe kokainë në disa zona të qytetit, si Volorekë, Tushemisht, zona e ish-turizimit dhe vende të tjera. Dhjetë të pandehur janë përballur me akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Ndërkohë që në pretencën e saj prokuroria shpalosi një sërë provash të siguruara nga hetimi, që tregonin një sërë raportesh vëzhgimi dhe përgjime ambientale, të cilat vërtetonin aktivitetin kriminal të 10 të pandehurve. Disa prej tyre janë arrestuar nga policia qysh prej muajit shtator 2023, ndërsa disa të tjerë vijojnë të jenë në kërkim. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se 10 të pandehurit kanë pranuar akuzën dhe gjendjen e akteve të...