Prej 3 javësh protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt, banorët e Rrjollit përplasen ashpër me policinë, të moshuarit i bie të fikët në mes të turmës

Prej 3 javësh protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt, banorët e Rrjollit përplasen ashpër me policinë, të moshuarit i bie të fikët në mes të turmës

Prej 3 javësh, banorët e Rrjollit në Velipojë protestojnë kundër ndërtimit të resortit “Blue Borgo” të ndërtuesit dhe botuesit Bashkim Ulaj. Përplasjet me banorëve dhe policinë kanë qenë të ashpra ndërsa një i moshuar ka rënë pa ndjenja në mes të turmës që po shtyhej me efektivët. Policia sot mori masa duke rrethuar të gjithë zonën e ndërtimit me qëllim për të mos lejuar përsëri banorët të pengojnë punimet. Fillimisht ata janë përplasur me gratë e fshatit dhe kjo ka rritur më tepër tensionet. Vendasit janë të vendosur për të mos lejuar ndërtimin e resortit luksoz të Bashkim Ulajt në zonë me pretendimin se prona i përket atyre. Për këto pretendime, banorët kanë hapur dhe procese gjyqësore ku kërkojnë që t’iu njihet e drejta e pronësisë. Ndërkohë dy...