Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Pas 13 muajsh në gjendje paraburgimi në një burg anglez dhe pas afro 43 ditësh në grevë urie gjendja shëndetësore e një shqiptare të arrestuar si aktiviste e grupimit kontravers “Palestine Action”, është mjaft e përkeqësuar dhe sipas motrës së saj ajo mund të ndërrojë jetë, nëse qeveria britanikë nuk ndërhynë.  Teuta Hoxha e lindur në Britani, këtë të hënë mbush 30 vjeç, dhe sipas motrës së saj 17 vjeçare, Rahma, në një deklaratë dhënë medias britanike vuan për shkak të grevës së urisë nga dhimbje të vazhdueshme koke, çështje të lëvizshmërisë dhe nuk mund të ngrihet dot për të bërë lutjet fetare si myslimane.  Teuta Hoxha ndodhet në paraburgim prej 13 muajsh dhe procesi kundër saj dhe tetë aktivistëve pro-grupimit Palestine Action, nuk pritet të ndodh deri në prill...