Porta e jashtme e oborrit e zuri poshtë, 12-vjeçari në Tiranë niset me urgjencë në spital
Një 12-vjeçar është dërguar me urgjencë në spital, pasi porta e jashtme e oborrit e ka zënë poshtë. I mituri ka qenë në tentativë për të mbyllur portën, por ajo ka dalë nga shinat. 12-vjeçari është dërguar nga familjarët menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. “Më datë 17.01.2026, është dërguar për mjekim nga familjarët shtetasi i mitur 12 vjeç, pasi në oborrin e banesës, në tentativë për të mbyllur portën e jashtme të oborrit, porta ka dalë nga shina dhe i ka rënë mbi vete. Aktualisht, i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia./vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv