Porositi vrasjen e 31-vjeçarit për gjakmarrje, dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Fierit, e cila dënoi me 25 vite burg shtetasin Laert Hasalla, 34 vjeç, banues në fshatin Garunjas, Lushnjë, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë. 34-vjeçari ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit M. H., ngjarje e ndodhur në vitin 2023, për motive gjakmarrjeje. Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Laert Hasalla kishte paguar shtetasin M. M., 31 vjeç, i cili aktualisht ndodhet i dënuar, për të kryer vrasjen. Ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim eliminimin e shtetasit M. H. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, mbeti e...
Burimi:
syri.net