Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 25 vite burg për Laert Hasallën

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 25 vite burg për Laert Hasallën

Gjykata e Fierit ka dënuar me 25 vite burg Laert Hasallën, 34 vjeç, banues në fshatin Garunjas të Lushnjës, për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese”, pasi ka porositur një vrasje të mbetur në tentativë. Ngjarja e rëndë, që ndodhi në vitin 2023, ka pasur motive gjakmarrjeje dhe është shkaktuar nga një konflikt pronësie. Sipas hetimeve, Laert Hasalla ka paguar Mariglen Matjanin, 31 vjeç (i cili është aktualisht i dënuar), për të kryer vrasjen e Marius Hasallës. Matjani ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku udhëtonte Marius Hasalla, me qëllim të vrasjes së tij. Megjithatë, qëllimi nuk ka arritur të realizohet, pasi si pasojë e të shtënave, është plagosur e afërmja e Marius Hasallës, B. S., e cila po udhëtonte në të...