Porositën dy vrasje dhe trafikuan 1.9 ton kokainë/ SPAK jep detaje mbi operacionin e zhvilluar në Vlorë ndaj grupit të Inez Hajrullës
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë detaje mbi operacionin e zhvilluar paraditen e sotme në qytetin e Vlorës në kuadër të goditjes së grupit të Ines Hajrullës. Njoftimi: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar një hetim të gjerë ndaj një grupi të strukturuar kriminal, me bazë në qytetin e Vlorës dhe me aktivitet të shtrirë në disa vende të Bashkimit Europian. Hetimet janë bazuar në komunikimet e koduara SKYECC si dhe veprimet e tjera hetimore. Përmes tyre është zbuluar se ky grup kriminal është përfshirë në krime kundër personit, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Në kuadër të procedimit penal 152 të vitit 2022, Prokuroria e Posaçme po...
Burimi:
vizionplus.tv