Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

Një operacion policor i koduar “Delivery” ka goditur një rrjet të shpërndarjes së drogës dhe armëmbajtjes pa leje në qytetin e Shkodrës, duke vënë në pranga tre persona dhe duke nisur procedimin për një të katërt. Aksioni nisi pas sigurimit të informacioneve në rrugë operative ku efektivët arritën të ndalonin në flagrancë dy të rinj që qarkullonin me një motomjet. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj drejtuesit, një 17-vjeçar që udhëtonte pa leje drejtimi, dhe pasagjerit të tij 18-vjeçar me iniciale M. M., efektivët zbuluan dhjetëra doza kanabisi të bëra gati për shitje, të cilat dyshohet se po transportoheshin drejt klientëve të mundshëm në pika të ndryshme të qytetit. Hetimet nuk u ndalën me kaq, pasi forcat e rendit shtrinë kontrollin edhe në banesën e...