Porosia 150 mijë euro, Hoxha: Do i vrisnim babain, që i biri të shfaqej në varrim
Henrik Hoxha, i pandehur në dosjen “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme, rrëfeu të martën çfarë fshihej pas atentatit të dështuar të biznesmenit Lulëzim Masha, në janar 2022 në Tiranë. I pandehuri, që gjatë hetimit iu hoq statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, tregoi se shënjestra e vërtetë kishte qenë djali i Mashës. Por, sipas Hoxhës, meqë nuk e gjenin dot djalin e biznesmenit, atëherë planifikuan t’i vrasin të atin për një qëllim edhe më makabër. Që i biri të shfaqej në ceremoninë mortore dhe të kishin mundësi ta ekzekutonin, shkruan A2. Hoxha rrëfeu se porosinë e kishte marrë nga Nuredin Dumani: “Në fillim diskutuam për 150 mijë euro, tha Hoxha, për vrasjen e djalit. Pastaj për Lulzim Mashën ramë dakord për 100 mijë euro”....
Burimi:
javanews.al