Policit të burgut të Durrësit i vjedhin armën e shërbimit dhe arkën e kursimeve në shtëpi

Policit të burgut të Durrësit i vjedhin armën e shërbimit dhe arkën e kursimeve në shtëpi

Mbrëmjen e djeshme, 43 vjeçarit me iniciale Sh.M, i cili është edhe punonjës i policisë së burgut në Durrës, ikanë vjedhjur armën e shërbimit dhe arkën e kursimeve në banesë. Pas konstatimit të mungesës së tyre, polici ka bërë denoncim. “Mbrëmë, kallëzoi shtetasi Sh. M., 43 vjeç, banues në Durrës, punonjës i IEVP Durrës, se i kishin vjedhur në banesë, armën e shërbimit dhe arkën me kursime. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit, si dhe për zbardhjen e rrethanave”, njofton policia./vizionplus.tv