Policia sqaron si ndodhi sherri me grushta i Valon Ademit në Kosovë
Policia e Kosovës ka konfirmuar se biznesmeni kosovar Valon Ademi dhe Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, janë përfshirë në një përleshje fizike. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 30 janarit në një lokal në qendër të kryeqytetit. Nga Policia e Rajonit të Prishtinës kanë konfirmuar të martën për Reporteri.net se rasti është inicuar si “Lëndim i lehtë trupor”. “Ju njoftojmë se rasti është raportuar në polici dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit është hapur rast për veprën penale “Lëndim i Lehtë Trupor”. Të gjitha veprimet e radhës do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Reporteri.net. Incidenti ka ndodhur pas një përplasje verbale mes dyshes të cilët po qëndronin në të njëjtin lokal...
Burimi:
syri.net