Policia sekuestron 44 kuti me fishekëzjarre, procedohet penalisht pronarja e dyqanit

Policia sekuestron 44 kuti me fishekëzjarre, procedohet penalisht pronarja e dyqanit

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë intensifikuar kontrollet në zbatim të planit të masave për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit. Gjatë një kontrolli të ushtruar në një dyqan në lagjen “Tre Heronjtë”, u gjetën dhe sekuestruan 44 kuti me lëndë piroteknike (kapsolla), të ndaluara për tregtim. Pronarja e dyqanit, shtetasja S. P., u procedua penalisht, ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Shkodrës për veprime të mëtejshme. Policia bën të ditur se kontrollet për parandalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike do të vijojnë në të gjithë qarkun, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë festave të fundvitit.