Policia Rrugore në Elbasan shton masat për menaxhimin e fluksit rrugor

Policia Rrugore në Elbasan shton masat për menaxhimin e fluksit rrugor

Kronikë E Mërkurë, 24 Dhjetor 2025 16:07 Policia Rrugore e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ka intensifikuar masat dhe ndodhet në gatishmëri të plotë për menaxhimin e qarkullimit rrugor, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve në akset kryesore që lidhin Tiranën me Korçën dhe Vlorën, si edhe në drejtim të kundërt. Si pasojë e këtij fluksi, parashikohet trafik i rënduar dhe qarkullim i ngadalësuar në disa segmente rrugore. Patrulla shtesë janë vendosur në pikat me ngarkesë të lartë trafiku, me qëllim parandalimin e bllokimeve dhe garantimin e një qarkullimi sa më të rrjedhshëm dhe të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës. Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë drejt Vlorës dhe Gjirokastrës që, kur është e mundur, të përdorin rrugë alternative,...