“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

Një qytetare denoncon në “Stop” djalin e tezes, gjyqtarin e Sarandës Donald Kota, i cili sipas saj po bën vetëgjyqësi për një pronë. Gjithçka lidhet me një pronë të trashëguar nga familja Kokonozi në vitin 1992. Prona rezulton e pandarë mes 28 bashkëpronarëve. Në mungesë të një ndarjeje zyrtare, familja e tezes së gjyqtarit, ka poseduar në mirëkuptim rreth 200 metra katrorë, sipërfaqe që prej 17 vitesh e ka dhënë me qira si biznes lavazhoje, me kontratë të rregullt. Sipas denoncimit, situata ka ndryshuar së fundi. Ajo thotë se gjyqtari Donald Kota është paraqitur në ambientet e biznesit, pa një komunikim paraprak me tezen, apo vajzën e saj dhe u ka kërkuar qiramarrësve të lirojnë ambientin, duke deklaruar se ai është pronari dhe se nëse duan...