Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia e Shtetit, në kuadër të masave për përballimin e situatës së rënduar atmosferike, përmes një njoftimi zyrtar, bëri me dije se ka kaluar në një regjim gatishmërie të shtuar për të garantuar sigurinë në akset rrugore dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Në të gjithë territorin e vendit janë angazhuar rreth 5,500 punonjës policie, të mbështetur nga një flotë prej 700 mjetesh. Patrullimet janë intensifikuar si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe mbajtjen e rendit. Duke marrë shkas nga kushtet e vështira të dukshmërisë gjatë natës dhe reshjeve të dendura, Policia ka lëshuar një apel për drejtuesit e automjeteve: “Për shkak të motit të keq dhe fushëpamjes së kufizuar, apelojmë për kujdes të shtuar. Moderoni...