Policia e Sarandës shpall në kërkim 3 persona, dy prej tyre të moshuar 75 dhe 85 vjeç

Policia e Sarandës shpall në kërkim 3 persona, dy prej tyre të moshuar 75 dhe 85 vjeç

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim tre shtetas, mes të cilëve dy janë të moshuar, për shkelje të ligjit në fushën e ndërtimit.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit L. B., 50 vjeç, I. G., 85 vjeç dhe Z. G., 75 vjeç.     Ndërkohë, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit Sh. L., 60 vjeç dhe Sh. Gj., 47 vjeç, të cilët janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa leje në një objekt që është në pronësi dhe administrim të tre shtetasve të shpallur në kërkim.   Sipas uniformave blu, punimet janë kryer pa autorizim ligjor, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi për ndërtimet. Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria,...