Policia e Kosovës sekuestron armë, granata dhe uniforma serbe në veri të vendit

Policia e Kosovës sekuestron armë, granata dhe uniforma serbe në veri të vendit

Policia e Kosovës ka kryer një aksion në veri, ku janë gjetur disa armë dhe granata. Në një shtëpi të pabanuar në fshatin Jagnjenic të Zubin Potokut, janë gjetur dhe sekuestruar 95 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe 1 emblemë si dhe disa spaleta të Policisë së Serbisë. Në një banesë tjetër janë gjetur armë, granatë, karikatorë dhe fishekë. Policia e Kosovws po heton mw shumw mbi rastet. Njoftimi i policisë RASTI I Rreth orës 01:20, njësitë policore kanë kryer kontroll në një shtëpi të pabanuar në fshatin Jagnjenic të Zubin Potokut, ku kanë gjetur dhe sekuestruar: – 95 fishekë të kalibrave të ndryshëm; – 1 emblemë si dhe disa spaleta të Policisë së Serbisë. RASTI II Rreth orës 09:20, njësitë policore gjatë kontrollit në një hambar të...