Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Polici bashkiak dhunon punonjësit e IMT në Vlorë, efektivi i “Rrugores” qëllon me armë
Një aksion për lirimin e hapësirave publike në hyrje të qytetit të Vlorës, në kthesën e Nartës, ka përfunduar në dhunë fizike. Gjatë kontrollit të një lavazhi, pronarët kanë refuzuar aksionin, duke sulmuar fizikisht drejtorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe një efektiv i Policisë Rrugore, i cili ndërhyri për të shmangur sherrin. Sipas informacioneve, pronari i lavazhove, i cili ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të shtetit, rezulton të jetë një polic Bashkiak. Ai, së bashku me babanë dhe vëllain e tij, ka filluar të kundërshtojë me fjalë aksionin e forcave të rendit, dhe më pas ka kaluar në dhunë fizike ndaj drejtorit të IMT-së dhe efektivit të rrugores. Gjatë ndërhyrjes, një nga efektivët është goditur me grushte nga disa persona, duke qenë...