Pogradec/ Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në fshatin Rëmenj, lumi del nga shtrati, rrezikohen banesat
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë juglindjen e vendit kanë shkaktuar probleme për banorët e fshatit Rëmenj, në Bashkinë e Pogradecit. Si pasojë e prurjeve të shumta të ujërave që zbresin nga mali mbi fshat, lumi ka dalë nga shtrati, duke rrezikuar disa banesa që ndodhen përgjatë tij. Situata ka krijuar shqetësim për banorët, ndërsa niveli i ujit mbetet i lartë. Nga ana e saj, Bashkia e Pogradecit ka nisur ndërhyrjet në terren për të normalizuar situatën dhe për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm. Strukturat përkatëse janë në monitorim të vazhdueshëm, ndërsa u bëhet thirrje banorëve të tregojnë kujdes deri në stabilizimin e plotë të situatës. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv