Po transportonte 60 kilogramë kanabis që ishte planifikuar të shitej në Tiranë dhe Krujë, arrestohet 52-vjeçari

Po transportonte 60 kilogramë kanabis që ishte planifikuar të shitej në Tiranë dhe Krujë, arrestohet 52-vjeçari

Një 52-vjeçar është vënë në prangat e policisë këtë të enjte (15 janar), pasi u kap duke transportuar një sasi të konsiderueshme kanabisi. Sipas policisë, 52-vjeçari me inicialet A. M., banues në Krujë, u kap në flagrancë në fshatin Luz të Fushë Krujës, duke transportuar me automjet 60 kilogramë kanabis, të futur në 6 thasë. Lënda narkotike, me vlerë rreth 60 mijë euro, dyshohet se do të shitej në doza të vogla në Tiranë dhe në Krujë. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 1 celular, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe...