Po trafikonte 9 kg drogë, arrestohet 47-vjeçari me precedentë penal në Bolzano të Italisë
Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi është kapur duke trafikuar 9 kilogram, hashash, marijuanë dhe kokainë të pastër. Operacioni u krye në Bolzano të Italisë. Agjentët bënë disa ditë vëzhgime dhe ndjekje të shqiptarit dhe e pikasën me një makinë që kishte qenë e parkuar për njëfarë kohe midis disa pallateve në lagjen “Don Bosco”. Një banor kishte vënë re aktivitet të dyshimtë pranë makinës dhe e kishte raportuar atë në Policinë e Shtetit. Oficerët e policisë, së bashku me një njësi qensh për kontrollin e drogës nga Guardia di Finanza, kryen një kontroll të jashtëm të automjetit, të regjistruar në emër të një shtetasi shqiptar 47-vjeçar, banues atje, i njohur tashmë për përfshirjen në hetime për trafik droge në të kaluarën. Në bagazh...
Burimi:
syri.net