Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Po ktheheshin në Gjermani pas festave/ Aksidentohet rëndë familja me pesë anëtarë nga Kosova
Një aksident i rëndë ka ndodhur të mërkurën në zonën e Waldshut-Tingen, pranë kufirit me Zvicrën, duke përfshirë një familje pesëanëtarëshe shqiptare. Familja po kthehej nga Kosova dhe aksidenti ndodhi pak minuta para se të mbërrinin në vendin ku jetojnë. Sipas informacioneve të publikuara në rrjetet sociale në makinë kanë qenë prindërit me tre fëmijë të vegjël, nga një deri në tre vjeç. Të gjithë anëtarët e familjes kanë pësuar lëndime, ndërsa një prej fëmijëve ka marrë dëmtime më të rënda. Të lënduarit janë dërguar në spitale, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Familja është me origjinë nga Rahoveci.