Po kalonte te vijat e bardha, makina përplas gruan në Korçë
Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure tek rrethrrotullimi i stadiumit në Korçë. Gazetarja e Klan News Daniela Zisi raporton se një mjet tip Benz ka përplasur një këmbësore, e cila ishte duke kaluar rrugën në vijat e bardha. E plagosura, një grua e moshuar, është dërguar drejt spitalit të Korçës.
Burimi:
javanews.al