Po drejtonte makinën në gjendje të dehur, shoferi përfundon në kanal

Po drejtonte makinën në gjendje të dehur, shoferi përfundon në kanal

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën nacionale Sarandë-Delvinë, në afërsi të fshatit Stjar, përballë fshatit Mavropull. Një makinë tip Toyota që drejtohej nga shtetasi Fatmir Kuci ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmbysur në kanal. Për rrjedhojë kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i mjetit Fatmir Kuci dhe pasagjerja shtetasja Kano Kuci. Menjëherë është njoftuar ambulanca e cila i ka transportuar në urgjencën e Sarandës për ndihmë mjekësore. Sipas bluzave të bardha janë dëmtuar lehtë dhe janë jashtë rrezikut. Sherbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme. Paraprakisht dyshohet që drejtuesi i mjetit të ketë qenë në gjendje të dehur.