Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

18-vjeçarja Natalie M., e cila dyshohet se u vetëplagos me armë zjarri pas mesnate në një hotel në zonën e Saukut në Tiranë, ndodhet në gjendje stabël në Spitalin e Traumës. Burime bëjnë me dije se e reja është koshiente dhe ka marrë një plumb në pjesën e kraharorit, me plagë tejshpuese hyrje-dalje. Aktualisht ajo ndodhet në observim dhe po mbahet nën kujdesin e stafit mjekësor. Për këtë ngjarje policia ka vënë në pranga Vladimir Gjutën dhe Mirvete Gjutën me akuzën e moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Mësohet se djali që ka qenë në dhomën e hotelit me vajzën është nipi i Vladimir Gjutës, një emër i njohur për policinë. Por sipas saj kur është vetëplagosur, ka qenë vetëm...