Plas grushti mes familjarëve në Fier, nipi dhunon xhaxhain, përfshihet edhe nusja, kushëriri nxjerr armën
Një konflikt brenda familjes, ka degraduar në dhunë fizike dhe përdorim arme në Fier. Policia mëson se ka arrestuar një 43-vjeç i cili ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait dhe djalit të tij. Në këtë konflikt, ka ndërhyrë nusja e familjes, e cila për të mbrojtur vjehrrin dhe kunatin, ka goditur 43-vjeçarin e rënë në pranga. Një i afërm i tyre, 22 vjeç u shpall në kërkim nga policia, pasi gjatë konfliktit ka qëlluar me armë në ajër, të cilën e posedonte pa leje. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. M., 43 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij, shtetasit H. M., dhe djalit të tij, shtetasit A. M.,...
Burimi:
vizionplus.tv