Plagosja e Sokol Dacit në Lezhë, detaje të reja nga hetimet
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur një 30-vjeçar, pronari i berberhanes, Sokol Daci. Ai u dërgua në Spitalin e Traumës, por ndodhet në gjendje të qëndrueshme.Brenda biznesit kanë qenë disa persona përfshirë një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj, në momentin kur ndodhi ngjarja.Dyshohet të ketë patur edhe shkëmbim zjarri, ndërsa objektiv i sulmit me armë mendohet se nuk ka qenë Sokol Daci, por persona të tjerë që kanë qenë brenda.Dyshimet janë se mund të ketë pasur më shumë se një autor, ku një prej tyre mund të ketë zbritur nga automjeti dhe ka qëlluar me breshëri automatikësh.Sokol Daci nuk rezulton të ketë...
Burimi:
ntv.al