Plagosja e 18-vjeçares në Tiranë, arrestohet i dashuri, 22-vjeçari Erisjaldo Gjuta

Plagosja e 18-vjeçares në Tiranë, arrestohet i dashuri, 22-vjeçari Erisjaldo Gjuta

Policia e Tiranës ka arrestuan 22 vjeçarin Erisjaldo Gjuta. I riu ishte shpallur në kërkim pas vetëplagosjes së 18-vjeçares, në hotelin që ishte në pronësi të familjes së tij. Gjuta akuzohet për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”. “Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin E. Gj., 22 vjeç, i shpallur në kërkim ditën e djeshme për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit””, njofton policia.