Plagosi vajzën me thikë në Durrës, arrestohet babai
Policia ka arrestuar 56 vjeçarin Mikel Ndoi, i cili mëngjesin e kësaj të hëne plagosi vajzën me thikë në Durrës. I lënduar nga kjo ngjarje mbeti edhe një kalimtar i rastit, i cili ndërhyri për të ndaluar agresionin e babait. Vajza e plagosur, Xhesika Ndoj, si edhe i riu Onard Memlika, janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku burime mjekësore bëjnë me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas dyshimeve paraprake, konflikti ka lindur për shkak të mospranimit të autorit në familje. Mësohet se 56-vjeçari kishte kryer burg në Itali dhe ishte kthyer së fundmi në Shqipëri, ku kishte kërkuar të ribashkohej me familjen, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga vajza e tij. Kjo dyshohet se ka çuar në përshkallëzimin...
Burimi:
vizionplus.tv